Në operacion e djeshëm ndërkombëtar u zbulua një organizate kriminale shqiptare, dhe u arrestuan 17 persona.
Operacioni policor u zhvillua në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri. Sipas mediave belge, fjala është për një bandë që vjen nga Vlora.
Siç bëhet e ditur, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë dhe 6 të tjerë në shtetet e tjera europiane me qëllim ekstradimin në Belgjikë.
Gjatë kërkimeve janë gjetur 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash.