Festa e madhe e futbollit – Euro 2024 – filloi mbrëmë me fitoren e Gjermanisë me 5:1 kundër Skocisë.
Sot është një ditë e rëndësishme për dashamirët shqiptarë të futbollit.
Shqipëria përballet në orën 21 me Italinë. Do të jetë kjo sfida e parë e madhe për kuqezinjtë në Euro 2024. Në kombëtaren shqiptare mbretëron një atmosferë optimiste dhe të gjithë besojnë në fitore.
Ekipi i Shqipërisë do të ketë një mbështetje të madhe të publikut. Sic u paralajmërua, në stadiumin e Dortmundit do të ketë 50 000 tifozë shqiptarë.
Më parë, në orën 15, ekipi i Zvicrës, ku ka shumë lojtarë Error! Hyperlink reference not valid.shqiptarë, luan kundër Hungarisë.
Edhe futbollistët e Zvicrës janë optimist dhe shpresojnë se do të fitojnë. Kështu mendon edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.
“Ne kemi synime të qarta që duam t’i arrijmë. Duam të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë të marrim tre pikët”, tha Xhaka.