Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politikanët nuk duhet t’i politizojnë festivalet që promovojnë shkëmbime kulturore mes vendeve, siç është festivali “Mirëdita, dobar dan”, pas thirrjeve nga disa zyrtarë në Beograd për anulimin e tij.
Zyrtarë të caktuar në Beograd kanë kërkuar anulimin e këtij festivali, pavarësisht se kjo ngjarje ka për qëllim krijimin një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.
“Organizatorët duhet të jenë në gjendje të punojnë në një mjedis të sigurt dhe të gjithë qytetarët që duan ta shijojnë festivalin duhet ta bëjnë këtë në përputhje me të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor”, tha Stano.
Thirrjet për anulimin ose shtyrjen e festivalit po bëhen për shkak se ngjarja treditore përkon me Vidovdanin, festë kjo që shënohet më 28 qershor në kujtim të Betejës së Kosovës në vitin 1389 .
Organizatorët e festivalit njoftuan se atë ditë nuk do të ketë manifestime, por se tërë programi i manifestimit “Mirëdita, dobar dan” do të zhvillohet më 27 dhe 29 qershor.