Zvicër: Filloi Alba Festival

Mbrëmë në Cyrih të Zvicrës filloi Alba Festival, festival më i madh i muzikës shqiptare në diasporë.

Në natën e parë hapëse të festivalit të diasporës shqiptare në Zvicër performuan disa nga yjet më të njohura shqiptare, e në mesin e tyre ishin edhe Era Istrefi dhe Ledri Vula.

Cani Travel

Formacioni i skenës më të madhe të hapur shqiptare për muzikën hip hop, R’n’B dhe kulturën pop në Evropë përfshin 25 emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, si Enisa, Dardan, Mozzik & Getinjo dhe Hava. Festivali nën qiell të hapur plotësohet me specialitete të kuzhinës nga Ballkani dhe shisha-bare të ndryshme.

Pritet se në Alba Festival do të ketë 25,000 vizitorë, e ai mbahet deri më 23.qershor.