Kosova – nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian U19

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sivjet do të jetë nikoqire e turneut kualifikues për Kampionatin Evropian për grupmoshat U19 për vitin 2025.

Turneu do të zhvillohet në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë, respektivisht në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”.

Cani Travel

Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në grupin e 10-të, bashkë me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet do të zhvillohen më 13, 16 dhe 19 nëntor.

“Organizimi i këtij turneu është një tjetër dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të promovuar futbollin dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.