Zyrtarët e Prishtinës mohojnë deklaratat e Vuçiqit për dronët e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pretendoi se “dronët Bayraktar të Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Nga kjo ministri u njoftua se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të vendit.

Cani Travel

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.