SHBA do të vendosin armë me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

SHBA do të stacionojë përkohësisht në Gjermani raketa të tipit Tomahawk dhe armë të tjera me rreze të gjatë veprimi nga viti 2026. Kjo u njoftua në një deklaratë të përbashkët të SHBA-së dhe të Gjermanisë, e cila u publikua gjatë samitit të NATO-s të kësaj jave në Uashington.

Këto armë konvencionale kanë një „rreze shumë shumë më të madhe veprimi se sa sistemet aktuale tokësore që ekzistojnë në Evropë“, thuhet në deklaratë. Tomahawks mund të godasin objektivat në një rreze prej mbi 2000 kilometrash.

Cani Travel

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar vendosjen e paralajmëruar të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, duke thënë se ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar vendin.

“Ne kemi qenë prej kohësh duke u përballur me pyetjen se si mund të sigurojmë një pengesë që siguron territorin e aleancës sonë, por edhe Gjermaninë, me armë konvencionale”, u tha Scholz gazetarëve në Uashington.

Moska e ka kritikuar njoftimin, duke theksuar se ai përshkallëzon tensionet.

Në një deklaratë, Kremlini tha se vendosja e raketave ishte një “kërcënim shumë serioz” nga NATO që do të kërkonte “masa reagimi”.