Ekonomistët: Pagat në Kosovë nuk mundësojnë jetë të dinjitetshmë

Shumica e pagave në Kosovë e sidomos ato të punëtorëve të sektorit publik, nuk e arrijnë vlerën e një page për të jetuar dinjitetshëm. Kështu thonë për Ekonomia Online, njohës të çështjeve të ekonomike.

Sipas publikimi të një raporti, vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së jetesës, gjetjet nxjerrin në pah një situatë shqetësuese që shumica e pagave në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, nuk arrijnë vlerën e një page të jetesës.

Cani Travel

Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë për Ekonomia Online se ajo që dhemb më së shumti është se qeveria aktuale nuk është duke e njohur konsumatorin e saj.

Sipas tij, 30 për qind e popullatës në vend jetojnë në varfëri të skajshme, duke shtuar se një e treta prej tyre tani po kërcënohen për falimentim.