Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që fillojnë më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.
Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të cilat përfundojnë më 11 gusht, tha ajo.