Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojne pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën, njoftoi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë.