Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli sot aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Dardan Krivaqa u dënua më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
I njëjti vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Ferizaj edhe më 4 gusht të vitit të kaluar, por Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit, Dardan Krivaqa.