Xhudistja kosovare, Laura Fazliu fitoi sot medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Kjo është medalje e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë para dy ditësh, në xhudo – në kategorinë deri 52 kilogramë.
Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto.