Çmimet e larta dhe papunësia – problemet me të mëdha të kosovarëve

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemet më të rëndësishme për kosovarët, janë çmimet e larta dhe papunësia.

Në pyetjen e IRI-it për anketuesit se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi ynë sot, 33 për qind kanë thënë se problemi kryesor është kostoja e jetës dhe çmimet e larta, kurse 32 për qind e kanë renditur atë si problem të dytë. Në përgjithësi, 65 për qind kanë thënë se këto dy janë problemet kryesore.

Cani Travel

Ndërsa, papunësia është problemi i parë më i rëndësishëm për 44 për qind, ndërkaq 13 për qind e kanë konsideruar si problem të dytë dhe në përgjithësi me 57 për qind.