Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të garave të xhudos në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo humbi në duelin me xhudisten ukrainase, Yelyzaveta Lytvynenko.
Në luftën e parë Kuka mposhti sllovenen, Metka Lobnik.
Me duelin e Lorianës, përfunduan edhe garat e xhudistëve kosovarë në Paris 2024.