Sukses historik i Doganës së Kosovës – mbi një miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik, duke mbledhur mbi një miliard euro të hyra.

Në njoftimin e Doganës thuhet se se kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona.

Cani Travel

Që nga themelimi i Doganës e deri tani kjo është hera e parë që më datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu deklaroi se “ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”.