Fillon shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës,

Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.

Cani Travel