Gresa Bakraçi dhe gjithë atletët tjera që nuk janë kualifikuar dje në disiplinën e 800 metrave kanë edhe një mundësi për të garuar sërish sot.
Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‚repasazh‘, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.
“Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe. Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale. Garat e ‚repasazhit‘ apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.