Në Beograd u mbajt mbrëmë një protestë e madhe e qytetarëve kundër eksploatimit të borit dhe litiumit në Serbi. Pas përfundimit të tubimit në qendër të qytetit, një grup i protestuesve ka bllokuar dy stacione hekurudhore – Prokop dhe Novi Beograd.
Sot herët në mëngjes, forcat policore të Serbisë i larguan protestuesit në këto dy stacione, kurse dy aktivistë u arrestuan sepse nuk donin të largoheshin nga stacioni.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq njoftoi se janë arrestuar gjithsej katër persona pas protestave të mbrëmshme dhe shtoi se policia do të ngre kallëzim ndaj të gjithë atyre që “kanë shkaktuar ndërprerjen e komunikacionit publik ndërkombëtar dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë tjerë të lartë të Serbisë kanë thënë se synimi kryesor i protestës është “rrëzimi i Qeverisë”. Vuçiq do t’i drejtohet sot opinionit lidhur me situatën e re pas protestave të mbrëmshme.
Weniger anzeigen
Bearbeiten