Kurti: Hapja e Urës së Ibrit është e nevojshme për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se hapja e Urës së Ibrit është e nevojshme për të gjithë.

„Qeveria dhe unë besojmë që liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit si dhe paqja e siguria janë të mundura bashkë dhe te duhura për vendin, shoqërinë e qytetarët. Ne do të vazhdojmë koordinimin me partnerët tanë“, deklaroi Kurti një ditë pas publikimit të raportit preliminar për funksionalitetin e urës së Ibrit.

Cani Travel

Shefi i qeverisë tha se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt, e aq më pak ndaj partnerëve ndërkombëtarë.