Reperja nga Kosova, Loredana është pjesë e jurisë së sezonit të 21-të të spektakliit më të njohur këndimi në Gjermani “Deutschland sucht den Superstar”.
Ky sezon filloi mbrëmë dhe do të ketë gjithsej 15 episode që do të transmentohen në kanalin RTL.
Në “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS), juria vlerëson kandidatët për performancën e tyre dhe këndimin.Pas performancës që bën kandidati, anëtarët e jurisë vendosin se kush shkon në raundin tjetër dhe kush eliminohet.
Përveç Loredanës, pjesë e jurisë janë edhe Dieter Bohlen, Beatrice Egli, Pietro Lombardi.