Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndër vendet më të ndotura në botë

Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni Lloyd’s Register ka publikuar kohw mw parw një raport, ku rendit Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën ndër 10 shtetet me një sjellje më të papërgjegjshme për hedhjen e mbeturinave në mbarë botën.

Ky raport është bazuar nga të dhënat e sondazhit global “Gallup”, i cili realizoi 147.000 intervista në 142 vende dhe territore anembanë botës.

Cani Travel

Mosmenaxhimi i mbetjeve shtëpiake shkakton probleme në mjedis dhe po ashtu rrezik për shëndetin e njerëzve.

Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para deponimit, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë pozitën e nëntë në tabelë, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.

Në Kosovë, “mungesa e njohurive, vetëdijes dhe edukimit në mesin e popullatës së përgjithshme kanë penguar progresin drejt ndarjes më të madhe të mbeturinave shtëpiake në burim. Duhet të ofrohen më shumë programe arsimore dhe ndërgjegjësuese”, thuhet në raport.