Biden në OKB: „Ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit“

„Ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit dhe jo e kundërta. Këtë verë mora një vendim të vështirë, sepse të qenurit president ka qenë nderi më i madh në jetën time. Por më shumë se punën time unë e dua vendin tim“, tha Presidenti i SHBA, Joe Biden në fjalimin e tij të fundit para OKB-së.

„Pas 50 vitesh shërbimi për vendin tim, vendosa të tërhiqem nga gara për president dhe t’i hapë rrugën një brezi të ri. Mos harroni kurrë, disa gjëra janë më të rëndësishme sesa të mbetesh në pushtet – populli juaj është më i rëndësishëm. Kurrë mos harroni – ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit, jo e kundërta“ , theksoi Biden.

Cani Travel

Lidhur me luftën në Gaza, ai tha:: “Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e tyre, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë sigurinë për Izraelin dhe Gazën, pa pjesë të Hamasit, të lehtësojnë vuajtjet në Gaza dhe t’i japin fund kësaj lufte. Situata është përshkallëzuar, por një zgjidhje diplomatike është ende e mundur“, tha Biden.