Rruga e Shqipërisë drejt BE-së shkëputet nga Maqedonia e Veriut?

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilin theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshëm për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.

Cani Travel

Ky është kapitulli i parë nga 33 në përgjithësi që Shqipëria duhet t’i hapë dhe mbyllë për t’u anëtarësuar në BE.

Por, tani Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së ndaras nga Maqedonia e Veriut, rruga e të cilës vazhdon të jetë e bllokuar.

Vendet anëtare në BE nuk kanë arritur pajtim për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria e re e këtij vendi nuk ka lëvizur drejt përmbushjes së kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë, një vend anëtarë i bllokut, i cili ka disa çështje të hapura me Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet për ta futur në të pakicën bullgare si popull shtetformues

Pasi së shpejti në Bullgari pritet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, diplomatët në BE janë të mendimit se nuk ka shumë mundësi që Bullgaria të heqë dorë nga kundërshtimi i saj.

Në BE thonë se Shqipëria tani ka gjasa të mëdha të lëvizë përpara dhe në dhjetor mund të hapë edhe disa kapituj.

(REL)