Reagimi i „Dardanëve“: Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional

Grupi i tifozëve të Kosovës „Dardanët“ reagoi sot ashpër ndaj lajmit se Shqipërisë dhe Serbisë iu dha drita jeshile për të organizuar Kampionatin Europian të Futbollit për grupin U-21 në vitin 2027.

Në kumtesën e tyre thuhet se „dikush ka vendosur që ta normalizojë bashkëpunimin me të ashtuquajturët serbë dhe të ashtuquajturen Serbi si kurrgjë hiç duke shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptareve të kësaj treve dardane“.

Cani Travel

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet por turpi do jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tim!”, thiuhet ndër të tjera në reagimin e grupit të tifozëve të Kosovës „Dardanët“.