Kurti në SHBA: „Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës“

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar artistë e profesionistë të rinj të diasporës tonë që jetojnë e veprojnë në New York. Takimi u mbajt në hapësirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim e bashkëbisedim të përzemërt, kryeministri Kurti i ka cilësuar artistët e diasporës si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Republika e Kosovës. Kryeministri theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, arritjet e të cilëve na bëjnë krenarë dhe suksesi i tyre shërben si frymëzim për brezat e përkushtuar në të gjitha sferat qoftë teknologji, arsim, biznes e art.

Cani Travel

Kurti ka thënë se për Qeverinë, diaspora është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe shoqërisë sonë.