Shqipëri: Policia reagon ndaj incidenteve në Parlament

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) 23 deputetë të opozitës, pas incidenteve të djeshme në Parlament, ku opozita dogji karriget në oborrin e Parlamentit, njoftojnë sot mediat e Shqipërisë.

Kjo ndodhi në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Cani Travel

Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në drejtim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali. Më pas ata morën karriget e tyre dhe i nxorën jashtë Parlamentit, duke iu vënë zjarrin në oborr.

Ndaj ngjarjeve të djeshme reagoi edhe Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se në Shqipëri ekziston ndarja,“midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë dhe shërojmë, dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojë, plagosin, shkulin dhe djegin”.