Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njofton se sot dhe nesër (2 dhe 3 tetor) do të mbahet Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e të pranishëm do të jetë edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.
“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.