Berlin: Presidentja, Osmani u takua me Presidentin e Gjermanisë, Steinmeier

Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj në Berlin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës-

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizmit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, ka theksuar Osmani.

Cani Travel

Për procesin e Berlinit, Osmani tha se është një shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në takim me Steinmeier, Presidentja e Kosovës ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve.