Disa qindra objekte fetare myslimane në Gjermani po i ftojnë sot njerëzit të vizitojnë këto objekte në kuadër të aksionit “Dita e Xhamive të Hapura”.
Ky manifestimim zhvillohet tradicionalisht më 3 tetor, në Ditën e Bashkimit Gjerman, e motoja e sivjetmë është “ Life Matters: Çdo jetë ka rëndësi!”
Në këtë ditë, xhamitë ofrojnë programe të veçanta me vizita, biseda dhe diskutime.
Dita e Xhamive të Hapura shënohet që nga viti 1997. Vizitat e objeketeve fetare zhvillohen që nga viti 2007, në organizimin e shoqatave islame dhe bashkësive fetare që janë anëtare të Këshillit Koordinues Mysliman.