Rekord i vdekjeve në Rusi nga virusi Corona

Këtë të martë Rusia ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga virusi Corona, me 1.106 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Rusia brenda tetë ditësh plot gjashtë herë ka shënuar numër rekord të viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 1.106 persona, ndërsa janë infektuar me virusin Corona 36.446 të tjerë.

Cani Travel

Rusia ka vendosur që në javën e parë të nëntorit të mbyllen vendet e punës, ndërsa Moska do të vendosë izolim të pjesshëm nga 28 tetori, shkruan Reuters.

Rusia ka shifrën e pestë më të madhe në botë të numrit të përgjithshëm të të infektuarve me mbi 8.3 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Numrin e vdekjeve e ka rritur përhapja e variantit Delta si dhe shkalla tepër e ultë e vaksinimit, si dhe mungesa e masavekufizuese.

Rusia ka në dispozicion katër lloje të vaksinave, por në Rusi janë vaksinuar plotësisht vetëm rreth 36 përqind e popullatës.