Instituti Evropian i Statistikave EUROSTAT, ka bërë të ditur se Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë duke u renditur e dyta në Evropë pas Italisë.
Në vitin 2008 Gjermania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj, njofton Top Channel.
“Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, Ekspert për Ekonominë,