Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s për muajin tetor. Dardanët tashmë renditen në pozitën e 101-të, dhe kjo është renditja më e mirë deri tani e ekipit kosovar të futbollit.
Kosova ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 të muajit paraprak.Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë, me rezultat 2:1 dhe ndaj Qipros, me rezultat 3:0.“Ky sukses e ka ndihmuar ekipin tonë të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në renditjen botërore, pasi në muajin shtator Kosova renditej e 104-ta.
„Pozita 101 është renditja më e mirë që Kosova ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, duke e barazuar atë të nëntorit të vitit 2023“, njofton Federate e Futbollit e Kosovës.