Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Vjenë me përfaqësuesit e mërgatës së Kosovës. Përpos Kurtit në takim do të jetë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Takimi mbahet në orën 15:00 në Arcotel Wimberger në Vjenë.
„Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schëarz”, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.