Në Saksoni të Gjermanisë dhe në Poloni janë arrestuar tetë anëtarë të dyshuar të një organizate terroriste ekstremiste të krahut të djathtë.
Zyra e Prokurorisë Federale njoftoi se është fjala për burra të moshës 21 deri në 25 vjeç, të cilët akuzohen se kanë formuar një grup terrorist djathtist të quajtur „Separatistët Saksonë“, i cili karakterizohet për ideologji raciste, antisemite dhe pjesërisht apokaliptike.
Bastisjet dhe arrestimet janë bërë në Leipzig dhe rrethinë, në Dresden, në rrethin Meißen dhe në Zgorzelec të Polonisë.
Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se janë duke u hetuar edhe shtatë të dyshuar të tjerë të këtij grupi. Përveç kësaj, do të kontrollohen edhe disa lokale në Austri.