Lirohen dy shtetasit e Zvicrës për shkak se kishin bërë dykrenaren në Beograd!

Gjykata në Serbi i ka liruar dy shtetasit e Zvicrës, të cilët ishin arrestuar në Beograd për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën. Policia i ka ndaluar ata dhe i ka arrestuar, ndërsa prokuroria i akuzonte për provokim, sepse ky simbol shihej si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.

Autoritetet serbe e kanë cilësuar këtë gjest si provokim nacionalist. Një gjykatë e nivelit më të ultë ata i kishte denuar fillimisht ata por gjykata më e lartë i ka liruar B.C, dhe G.V. pasi ata arritën marrëveshje me prokurorinë dhe u dëbuan nga Serbia.

Cani Travel

Në vendin thuhet se “B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, duke fotografuar personin G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”.

G.V. ishte dënuar me një vit burgim, ndërsa B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar. Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.