Dhuna ndaj Grave: Pesë gra vriten çdo orë në botë

Sot, më 25 nëntor, në tëre botën shënohet Dita Ndërkombëtare për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave. Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi mbi dhunën me bazë gjinore dhe të mbështesë viktimat e saj. 

Dhuna ndaj grave është një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë, e cila prek miliona gra dhe vajza pa dallim moshe, race, feje apo statusi shoqëror. Dhuna që bëhet ndaj grave është dhuna fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike.

Cani Travel

Pesë gra vriten çdo orë në botë. Ato vriten në të shumtën e rasteve nga bashkeshortët, baballarët apo djemtë e tyre.

Për fat të keq, vrasjet dhe dhuna ndaj grave ndodhin edhe në Kosovë, Shqipëri dhe rajonet e tjera ku jetojnë shqiptarët.

Nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë 58 gra.

Të gjitha gratë që përballen me ndonjë formë të dhunës, duhet të raportojnë sulmuesin dhe të kërkojnë ndihmë.

Mirëpo, lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk është vetëm çështje e grave. Burrat dhe djemtë duhet të jenë pjesë aktive e përpjekjeve për të ndaluar dhunën. Edukimi i burrave për të respektuar gratë dhe për të sfiduar normat e dëmshme kulturore është thelbësor për arritjen e barazisë.