Ku janë pensionet më të larta në Gjermani?

Burrat nga Renania Veriore-Vestfalia dhe Saarland marrin pensionet më të larta në Gjermani, thuhet në Atlasin e Pensioneve për vitin 2024 të Kompanisë së Sigurimit Pensional Gjerman.

Pensioni mesatar për burrat që paguanin të paktën 35 vjet sigurimin pensional, në vitin 2023 në landin Renania Veriore-Vestfalia ishte rreth 1,923 euro , kurse në Saarland 1,920 euro. Klo është më shumë se 100 euro mbi mesataren kombëtare.

Cani Travel

„Në këto dy lande, shumë burra punonin më parë në punë të paguara mirë në industrinë e minierave,“ thuhet në arsyetimin Kompanisë së Sigurimit Pensional Gjerman.