Në Gjermani po rriten dyshimet se rrëzimi i avionit gjerman të kompanisë DHL në Lituani mund të ketë qenë një sabotim ose një “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.
Në aksidentin që ndodhi dje në afërsi të aeroportit në Vilnius, vdiq një anëtar i ekuipazhit.
Gjermania ka dërguar ekspertët e saj për të hetuar rrëzimin e avionit të kompanisë DHL në Lituani. Kancealari
gjerman, Olaf Scholz tha se ata nuk përjashtojnë as mundësinë e ndonjë sulmi terrorist nga Rusia, por tani për tani nuk ka dëshmi konkrete për këtë.