Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje ndaj Serbisë që të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ekstradimin e kriminelëve dhe dorëzimin e të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në X, Gërvalla ka shkruar:

Cani Travel

“Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç konfirmohet nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia që ta respektojë Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe t’i ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, shkruan Gërvalla.