Kancelari Scholz ka humbur votëbesimin në parlament, që do të thotë se prej këtij momenti kancelari dhe qeveria e tanishme më nuk e kanë mbështetjen në Bundestag. Në këtë mënyrë është bërë hapi i parë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme të cilat priten të mbahen me 23 shkurt.
Procedurat parashikojnë që kancelari gjerman të shkojë tek presidenti Steinmeier dhe të kërkojë shkarkimin e parlamentit, pasi që qeveria më nuk e ka mbështetjen. Scholzi ndërkohë ka shkuar tek presidenti, i cili tani ka 21 ditë kohë për të shpërbërë parlamentin e tanishëm dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet në Gjermani duhet të mbahen në afatin prej më së largu 60 ditësh nga data e shpërbërjes së Bundestagut nga presidenti. Pritet që zgjedhjet të mbahen me datën 23 shkurt.