Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, qëndroi dje në Berlin, ku u prit nga Shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, njofton Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Me këtë rast Gjeneral Jashari dhe homologu i tij gjerman nënshkruan Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë në mes të dy Ministrive të Mbrojtjes. Marrëveshja në fjalë siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.
Marrëveshja gjithashtu detajon fushat e bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura duke u fokusuar në stërvitje, trajnime, pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare, mbështetje teknike dhe logjistike si dhe shumë fusha tjera me interes të përbashkët.