Pas vrasjes në Magdeburg të Gjermanisë: Urdhër-arrest ndaj të dyshuarit

50-vjeçari i akuzuar për vrasjen e pesë personave, duke i përplasur me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, është lënë në paraburgim. Ndaj të dyshuarit të arrestuar është lëshuar urdhër arresti. Ai akuzohet për pesë vrasje, vrasje të shumëfishtë në tentativë dhe disa akuza për lëndime të rrezikshme trupore,” thuhet në deklaratën zyrtare.

I dyshuari, i identifikuar nga mediat lokale si Taleb al-Abdulmohsen, është një shtetas saudit që kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe kishte punuar si mjek.

Cani Travel

Shumë njerëz në Magdeburg kujtuan viktimat dhe të afërmit e tyre mbrëmjen e së shtunës. Sipas vlerësimeve të policisë, më shumë se 1000 njerëz morën pjesë vetëm në përkujtimoren para katedrales – ku u vendos një ekran i madh në të cilin u transmetua një meshë nga katedralja. Në shumë vende në qytet, qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj për viktimat.