Granit Xhaka është Lojtari më i Vlefshëm i Vitit 2024 në Zvicër. Çmimi i rëndësishëm MVP (Most Valuable Player ) iu nda mesfushorit shqiptar nga “Sports Awards”, njoftojnë mediat zvicerane.
Në edicionin e kaluar, Xhaka fitoi titullin në Gjermani me Bayer Leverkusen dhe arriti në çerekfinale të Evropianit me Zvicrën, ku është kapiten.
Ai kishte një vit të jashtëzakonshëm me Leverkusenin dhe Zvicrën, e ishte i nominuar edhe për Topin e Artë, duke hyrë në Top 30 më të mirët në botë dhe përfundimisht u rendit i 16-ti.