Gjermani: Aksion kërcënues i partisë ekstremiste AfD

Partia ekstremiste djathtise AfD ka futur e sa duket “biletat e dëbimit” në kutitë postare të njerëzve me prejardhje 

Me sa duket “biletat e dëbimit” janë hedhur në kutitë postare të njerëzve me prejardhje migrante. Tashmë policia kriminale po heton. Një fushatë elektorale nga AfD Karlsruhe ka shkaktuar bujë që nga fundjava.

Cani Travel

Partia ekstremiste djathtise AfD ka futur me sa duket „biletat për depoortime“ („Abschiebetickets“) në kutitë postare të njerëzve me prejardhje migrante në Karlsruhe. Mediat gjermane njoftojne se kjo ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar.

Këto“Abschiebetickets“ kanë edhe një QR-Code, që kur e skanon shkon në adresën e AfD Karlsruhe, bëhet e ditur. Deri tani nuk dihet saktësisht sa migtrantë e kanë marrë këtë farë lloj kërcënime. Aksionin e shpërndarjes së këtyre biletave e ka konfirmuar edhe deputeti i AfD Marc Bernhard, i cili thotë se janë shtypur rreth 20.000-30.000 Flyer. Ky aksion ka shkaktuar kritika të shumta të partive të tjera, ndërsa policia po heton rastet.