Kosovë: Shënot 26-vjetori i Masakrës së Reçakut

Në Kosovë shënot sot 26-vjetori I Masakrës së Reçakut ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut organizohen aktivitetet përkujtimore „Ditët e Reçakut“, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.

Cani Travel

Pas krimit të Reçakut, çështja e Kosovës u shqyrtua në konferencën ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, e cila përfundoi pa rezultate. Kjo ndikoi në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.