Kallas: Normalizimi i plotë i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit – rruga e vetme drejt BE-së

Shefja për Politikë të Jashtme në BE Kaja Kallas ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensen si emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një postim, Kallas ka shkruar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt BE-së.

Cani Travel

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar Kallas.