Kosovë: Arrijnë votat e para nga diaspora

Në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur pakot e para me fletëvotimet nga diaspora, njoftojnë mediat e Kosovës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Cani Travel

“Mund t’iu konfirmoj së gjatë mbrëmjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellë 36,500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra”, ka theksuar ai.

Elezi tha se edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja.