Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njfotoi se ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026. Ambasada mori këtë vendim pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.
Kjo u bë e ditur sot, pra vetëm disa ditë para zgjedheve dhe në fund të fushatës parazgjedhore, ku kryeministri Albin Kurti deklaroi se „Kosova po lulëzon dhe se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion“.