Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.
Në seancën e sotme, 57 deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Prandaj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se në bazë të rezultateve të votimit kjo kandidate nuk kalon dhe si rrjedhojë seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të premten në orën 11:00.
LDK votoi sërish kundër, derisa deputetët e Nismës edhe kësaj radhe abstenuan. Para votimit të sotëm, Glauk Konjufca tha: “Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që ishte gjithë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe ju ftoj ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”.
Seanca e sotme ishte orvatja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.