Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
„Unë besoj se kemi një marrëveshje me Rusinë,“ tha Trump. Ai duhet tani të bindë edhe presidentin ukrainas Zelensky për të pranuar këtë marrëveshje , gjë që është më e vështirë.
Zelenskyy kishte refuzuar më parë njohjen e gadishullit të Krimesë në Detit të Zi si territor rus. Krimeja që ishte pjesë e Ukrainës është aneksuar nga Rusia. Trump e akuzoi Zelenskyn për zgjatjen e luftës duke refuzuar të pranojë Krimenë si territor rus.